Një gjykatë në Shkup ka dënuar me shtatë vjet burg ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski në një rast në të cilin ai akuzohet për përvetësim të 1.3 milionë eurove nga partia që ai drejtonte.

Një gjykatë në Shkup dënoi të enjten ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski me shtatë vjet burgim me akuzën e përvetësimit të 1.3 milion eurove nga partia që ai drejtonte dhe përdorimin e parave për të blerë tokë tërheqëse ndërtimore.

Në rastin e quajtur “Parcelat mbi Vodno”, Gruevski, i cili gëzon azil politik në Budapest, u dënua në mungesë me një dënim të vetëm prej shtatë vjetësh burgim dhe gjobë prej 3200 eur.

Nikolla Gruevski u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018 për t’iu shmangur vuajtjes së dënimit me dy vjet burg në një rast tjetër gjyqësor dhe menjëherë iu dha azil politik në Budapest. Por kundër tij po zhvillohen disa procedura të tjera penale në Shkup.

Prokuroria e shtetit akuzoi Gruevskin në rastin “Parcelat mbi Vodno ” se ka marrë 1.3 milionë euro nga donacionet e VMRO-DPMNE dhe më pas ka blerë prona në Shkup dhe Krushevë.

Nga tetori 2012 deri në shtator 2013, me paratë që Gruevski përvetësoi nga VMRO-DPMNE, është blerë toka ndërtimore në Vodno.

Gjatë gjykimit u zbulua se ai e ka këmbyer atë tokë me tre apartamente luksoze në kompleksin “Panorama” në Vodno dhe janë zbuluar edhe dy apartamente, një tjetër tokë në Vodno dhe dy parcela në Krushevë.

Kujtojmë se ditë më parë, Gruevski u shpall “non grata” nga SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re