Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nga Hungaria i është kundërpërgjigjur akuzave se ai ka qenë organizator i dhunës.

 

Gruevski përmes një postimi në Facebook, ka mohuar një fakt të tillë dhe kërkoi që prokurorët publikisht t’i paraqesin provat kundër tij, edhe nëse është kërcënim për dëshmitarin e mbrojtur jo relevant.

 

“Tani, mos blini kohë, mos dilni nga flluskat e llojit “hetimi është në zhvillim e sipër “, ose “nga hetimi do të dalë …”, ose “hetimi është sekret … ” dhe flluska të ngjashme bosh. Ky nuk është rast i zakonshëm, por rast që e ndjek i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar dhe nuk mundet që provat e supozuara të jenë vetëm në sirtarët tuaj. Kur e dini pas pothuajse dy vjetësh për një ngjarje që pa ndërprerë flitet në opinion dhe për të cilën një pjesë të të dyshuarve i morët në pyetje, që do të thotë se ata e dinin se ishin të përfshirë në parahetim, të paraburgosni në mënyrë që të mos ndikonin tek dëshmitarët ose të mos iknin, sikur deri më tani për dy vite të plota të mos kenë mundur ta bëjnë këtë, atëherë është dashur publikisht t’i tregoni dëshmitë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re