Ish-deputeti i Partisë  Demokratike, Belind Këlliçi i cili ka marrë pjesë në grumbullimin e simpatizantëve të ish-kryeministrit, Sali Berisha poshtë banesës së këtij të fundit, është shprehur se  ky grumbullim është në shenjë solidarizimi.

Ai shtoi se këto mbledhje do të vazhdojnë, madje do të intensifikohen duke e cilësuar procesin ndaj Berishës si politik.

“Grumbullimet në shenjë solidarizimi, ndaj një të burgosuri politik, vetëm sepse është kryetar i opozitës.

Ka qytetarë që kanë ardhur nga rrethet, një grua madje kishte ardhur nga Italia, pasi kishte parë njoftimin.

Ne jemi i vetmi anëtar i NATO-s që ka në arrest shtëpie liderin e opozitës si pasojë e një procesi politik.

Kjo do të vazhdojë dhe madje do të intensifikohet” tha Këlliçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re