Matt Colvin, një shitës në Amazon nga Tennessee, ndoshta nuk e kishte menduar se 17,700 shishet me dezinfektues do të dhuroheshin, në vend që të shiteshin.

Ai dhe i vëllai zbarkuan nëpër dyqane dhe blenë pafund dezinfektues për duart. Ata shitën disa produkte në Amazon, përpara se kompania t’i bllokonte.

Teksa banorët kërkonin sa në njërin dyqan në tjetrin për dezinfektues, vëllezërit kishin mijëra shishe në magazinë. Një artikull i New York Times u bë publik, çka nxiti një reagim të ashpër. Veprimi i vëllezërve u konsiderua i turpshëm.

Colvin tha për New York Times se ishte penduar dhe se nuk e kuptoi peshën e shpërthimit të koronavirusit. “Kur morëm këtë vendim nuk e kisha idenë se dyqanet s’do të kishin më gjendje,” tha ai. “Asnjëherë nuk ishte qëllimi im që të merrja produktet e nevojshme nga duart e njerëzve.”

Tani, Colvin po përballet me pasojat. Të dielën, Amazon dhe eBay e pezulluan si shitës. Kompania ku mori me qira një magazinë e nxori jashtë, ndërsa zyra e avokatit të përgjithshëm në Tennessee i dërgoi një letër-ndalesë dhe hapi një hetim.

Përpos kësaj, Matt Colvi u detyrua t’i dhuronte të gjithë dezinfektuesit. Disa prej tyre u dërguan në kishë, në mënyrë që të shpërndahen te njerëzit në nevojë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re