Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Kastriot Piroli, është një ndër emrat e rinj të PD-së, i cili arriti të siguronte një vend në parlamentin e ardhshëm me një rezultat mjaft të lartë të votave personale.

Piroli  ka zhvilluar një fushatë elektorale duke iu referuar dhe angazhimit qytetar, në prezantimin e programit të tij gjatë mandatit katërvjeçar. Përmes një postimi në facebook ai falenderon të gjithë banorët e qarkut Lezhës për besimin e merituar.

Postimi i plotë: Kastriot Pirolit në statutin e tij facebook.

Të dashur motra dhe vëllezër, bashkëqytetarë të Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës, sapo përfundoi procesi i numërimit të votave.

Duke ju uruar që ky status t’ju gjejë me shëndet të plotë familjarisht, dua që të falenderoj përzemërsisht të gjithë banorët e Kurbinit dhe gjithë qarkut Lezhë. Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Lezhë, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit dhe as nga dhuna e tij.

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e KZAZ-së, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e pa zhurmë, po me shpirt e zemër!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen.

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin!

Zoti ju bekoftë!

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re