Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun në rritje të përhapjes së sëmundjeve, që mund të ndërlikojë edhe më shumë krizën humanitare në Libi. Në këtë shtet janë pakësuar shpresat të shtunën për gjetjen e më shumë të mbijetuarve pas vërshimeve vdekjeprurëse.

 

 

Vërshimet e javës së kaluar goditën qytetin-port të Dernas pasi dy diga shpërthyen si pasojë e presionit të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe nga një stuhi e fuqishme.

 

 

Autoritetet kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket viktimave, përderisa zyrtarët në lindje të këtij shteti të ndarë kanë thënë se të paktën 3.840 persona kanë vdekur.

 

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar apelin për dërgimin e më shumë se 71 milionë dollarëve në Libi pasi qindra mijëra persona kanë nevojë për ndihmë.

 

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se mbi 38.640 persona kanë mbetur të pastrehë në lindje të Libisë dhe 30.000 vetëm në Derna./REL/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re