Thuhet e besohet se shega është fruti i jetëgjatësisë, i pasur me aq enzima, minerale, vitamina e lëndë ushyqese sa kuron e parandalon shumë probleme shëndetësore. Për shegën janë kryer shumë studime dhe përfitimet janë të vërtetuar shkencërisht, por duket se për disa njerëz, thjesht nuk është fruti më i mirë për t’u ngrënë.

Shega është më mirë të mos konsumohet nga personat me tension të ulët të gjakut

Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Por nëse tensioni juaj është në vlera të ulëta, rreziku rritet edhe më shumë nëse konsumoni apo pini lëng shege bio. Nëse vuani nga tensioni i lartë, atëherë po është një kurë.

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu i shegës është ndoshta i sigurt për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Megjithatë, nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.

Alergji ndaj bimëve: Njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve mund të kenë alergji edhe ndaj shegës.

Ndërhyrje kirurgjikale: Mjekët ndalojnë konsumin e shegëve të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar.

Arsyeja: Shega mund të ndikojë në vlerat e tensionit të gjakut. Enzimat aktive në këtë frut mund të ndërhyjnë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit.

Ekstraktet e frutit apo suplementet e frutit, luleve apo pemës së shegës nuk rekomandohen nga mjekët, pasi e mira është të konsumohet fruti i freskët në sezon.

Në rast se nuk i përkisni asnjë prej grupe të mësipërme mund të përfitoni maksimalisht nga shega duke e konsumuar çdo ditë apo duke e shtrydhur si lëng.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re