Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliajni ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa po kërcënojnë dhe po vendosin në rrezik jetën e prokurorëve të SPAK.

Deputeti Salianji iu drejtua përfaqësueve të PS-së në Komision duke thënë se “grupet kriminale kanë arritur në atë nivele për shkak të fuqizimit nën qeverisjen e maxhorancës suaj”.

“Kërcënojnë prokurorë të SPAK, vendosin në rrezik jetët e tyre, i përndjekin dhe mbikëqyrin. Këto nuk janë publikuar për shkak të ndonjë merite të qeverisë por për shkak të krimineleve të qeverisë tuaj, që po kapin njëri tjetrin”, theksoi ai.

Ervin Saliajni: Ky është Komisioni i Sigurisë Kombëtare, dhe ju keni dëgjuar besoj se grupet kriminale kanë arritur në atë nivele për shkak të fuqizimit nën qeverisjen e maxhorancës suaj, që të kërcënojnë prokurorë të SPAK, vendosin në rrezik jetët e tyre, i përndjekin dhe mbikëqyrin. Këto nuk janë publikuar për shkak të ndonjë merite të qeverisë por për shkak të krimineleve të qeverisë tuaj, që po kapin njëri tjetrin.

Kur duan të godasin njëri-tjetrin po përdorin policinë. Është në detyrë e këtij komisioni, ti jepni mbështetej institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në këtë vend, duke kërkuar që për ngjarje të rënda të jap shpjegime Ministri i Brendshëm, Kryetarja e SHISH, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, se u bën ngjarje pas ngjarje me tentativa për ti mbuluar. Sa po vjen po ulet besimi i qytetarëve që qeveria mund të ketë ndonjë përpjekje për të luftuar ata që drejtojnë krimin dhe mafian. Besoj që është në nderin tuaj si mazhorancë, ti jepni mbështetje dhe ti kërkojmë institucioneve të mësipërme, që të vijnë dhe të përgjigjen për një ngjarje që kanë që nga krijimi i shtetit që nuk ndodhin.

Deputeti Ervin Salianji u shpreh se nuk duhet lënë sovraniteti bandave, “por t’i japim mbështetje policisë së shtetit, duke e nisur nga mbështetja publike”.

Ervin Saliajni: Doni të kapeni si i mbyturi në fije të kashtës. Ka që në tetor të vitit të kaluar, është kërkesë e firmosur sipas rregullores për thirrjen e Ministrit të Brendshëm.

Ka 10 muaj që ju s’keni fuqi që të thërrisni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Tentativa për ta mbuluar ne retorikë këtë që ju them, s’ju nderon. Ju keni detyrimin që ta nisni mbledhjen duke i dhënë mbështetje institucioneve të qeverisë, ju thoni se policia e shtetit ka bërë punë se dalin këta e luftojnë njëri-tjetrin.

Duhet ti kishte kapur, të parandaloheshin vrasjet. Zihen kriminelët me njëri-tjetrin, shkojnë tek policia kur plagosen ose kur kanë sherre. Ku është puna që ka bërë policia? Drejtues të korruptuar dhe të lidhur me krimin të policisë së shtetit dhe punonjës të ndershëm që vendosën përballë bandave dhe drejtuesve të korruptuar që përdorin politikisht policinë në fushata zgjedhore. Ndaj është sot kjo situatë e krimit në Shqipëri ku ndodh, diku i rrahin, diku i vrasin, diku i kërcënojnë.

Të mos ia lëmë sovranitetin bandave, por ti japim mbështetje policisë së shtetit, por duke e nisur nga mbështetja publike.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re