Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, ka komentuar vrasjen e babait të Roan Brahimit, Gjovalin Prendit, duke thënë se policia mund të ktë informacion, por për të siguruar provat ai tha se është e vështirë pasi grupet kriminale kanë të gjitha mundësitë praktike për të qenë shumë hapa para policisë.
Në studion e emisionit Open në New24, ai deklaroi se prova është shumë e vështirë për t’u gjetur, pasi sipas tij vrasjet me pagesë janë të bërë të kujdesshëm dhe shumë të vështirë për të gabuar.
Hajdarmataj: Për shkak të asaj që po diskutojmë, aktivitetit kriminal të Brahimajt, që mund të ketë lidhje me grupin e Vis Martinajt, do të thotë që Policia ka informacion.
Përsa i përket provave, duke analizuar vrasjet me pagesë, janë të bërë të kujdesshëm dhe shumë të vështirë për të gabuar. Grupet kriminale nuk financat, për gjetjen e vrasësve me pagesë, për gjetjen e makinave më luksoze. I kanë të gjitha mundësitë logjistike për të kryer një krim.
Në këtë aspekt, prova është shumë e vështirë. Mund të zbërthehet nga ana operative, por provat janë të vështira sepse grupet kriminale kanë shumë mundësi praktike për të qenë shumë hapa para policisë. Po ashtu neglizhenca e institucioneve që kanë për detyrë të parandalojnë krimet.
Nëse kemi një informacion për vrasjen e Roan Brahimit në Greqi, minimumi duket të kenë vëmendje në këtë rast ndaj të afërmit. Nuk po themi t’i vënë nga mbrapa një polic, por e drejton situatën duke thithur informacione mbi këto konflikte të hapura që sjellin pasoja. I jap nota kritike, sepse policia nuk po arrin të parandalojë një vrasje.