Ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besnik Muçi, është shprehur se grupet kriminale në Shqipëri kanë marrë nuancën e një mafieje.
Ai theksoi se disa grupe kanë kaluar në një stad të avancuar të organizimit kriminal, duke i dhënë veprimtarisë së tyre nuanca të ngjashme me ato të mafies.
“Grupe kriminale në vlerësimin tim, kanë kaluar nga grupe kriminale me ato elementët e veprimtarisë së krimit të organizuar, të krimeve ordinere, kanë kaluar në një krim shumë të strukturuar, tashmë ka marrë nuancën e një mafiej” deklaroi ai në “Log.”, në News 24.
Sipas Muçit, ekziston një ndarje territoriale e aktivitetit kriminal në Shqipëri, ku disa grupe janë të përqëndruara në qytetet si Shkodra, Elbasani, Fieri dhe Vlora.
Besnik Muçi: Ekziston një hartë e grupeve kriminale në Shqipëri, pra ka grupe të cilat ushtojnë aktivitetin në territore të caktuara në vend, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, e të tjera, por në një kuptim më të përgjithshëm, grupet kriminale veprimtarinë e shtrijnë në të gjithë vendin, sepse ndërthuren dhe ndërveprojnë me element territorial dhe persona në të gjithë territorin.
Nuk ka një hartë gjeografike e grupe kriminale, por ka grupe të forcuara dhe stabilizuara. Grupe kriminale që në vlerësimin tim, kanë kaluar nga grupe kriminale me ato elementët e veprimtarisë së krimit të organizuar, të krimeve ordinere, kanë kaluar në një krim shumë të strukturuar, tashmë ka marrë nuancën e një mafieje.