Grupi mediatik amerikan Vice po bën kërkesë për falimentim mes një tregu reklamash në tkurrje, në një lëvizje që pritet prej javësh.
Një konsorcium që përfshin firmën e investimeve Fortress Investment Group, kreditori kryesor i Vice, do të marrë kontrollin e grupit për 225 milionë dollarë, nëse nuk ka një ofertë më të lartë nga palët e tjera, sipas njoftimit të lëshuar sot.
Vice Media Group, i vlerësuar në 2017 në 5.7 miliardë dollarë, prodhon përmbajtje në 25 gjuhë dhe ka më shumë se 30 zyra në mbarë botën. Konglomerati i mediave me akses të lirë mbështetet kryesisht në reklamat për të ardhurat e tij.
Por për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike, tregu i reklamave po tkurret dhe dominohet nga gjigantët e teknologjisë si Google dhe Facebook.
Grupi Vice do të vazhdojë aktivitetin e tij gjatë procesit të falimentimit, thuhet në njoftim.
Që nga fillimi i viteve 2010, Vice i është bashkuar, si BuzzFeed dhe Huffington Post, një gjeneratë e re e mediave vetëm në internet që aspironte të nënvlerësonte mediat e vjetra kryesore.
Media e lirë është më e ekspozuar ndaj klimës së pafavorshme ekonomike, e cila ka detyruar shumë prej mediave historike si radioja publike NPR, Washington Post dhe CNN të pushojnë nga puna.
BuzzFeed njoftoi në fund të prillit se po mbyllte faqen e internetit të BuzzFeed News dhe do të pushonte nga puna 180 punonjës.