Laboratori i drogës i zbuluar në Has, ka vënë me shpatulla pas murit një sërë grupesh kriminale dhe individësh në vend.

 

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela tha se  grupi kriminal Avdylaj, që njihen ndryshe edhe sit ë fortet e Shijakut rezultojnë të jenë porositësit e heroinës që përpunohej në laboratorin e heroinës në Has.

 

Po kështu Donika Prela tha se ka dyshime të forta se njeriu që kishte garantuar transportin dhe lëvizjen e drogës nga njëri vend në tjetrin ka qënë Lulzim Berisha ndersa destinacion i droges duket se ka qene Gjermania.

 

Ajo tha se në operacion janë sekuestruar 182 kg heroinë ndërsa ndërhyrjet e policisë kanë qënë në disa qytete të vendit ku janë goditur 4 grupe kriminale.

 

Drejtori I policisë së shtetit Ardi Veliu tha se janë bërë mijëra orë përgjime ambjentale dhe filmike, vëzhgime me dron dhe hetime të tjera.

 

Veliu sqaroi se në operacionin “Volvo 4” kanë qënë të angazhuar 1500 forca policie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re