Të arrestuarit e operacionit OAZ do të dalin këtë të hënë para gjykatës për të verifikuar masën e sigurisë që është marrë nga gjykata në mungesë të tyre.
Ndërkohë një prej të arrestuarve i shpallur ne kërkim Ener Bahjri dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë.
Seanca për nëntë të arrestuarit është parashikuar të mbahet rreth orës 14.00 te mesditës, ndërsa nuk parashikohët të këte ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës që ka vendosur për 11 persona arrest me burg.
Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë. Sipas policisë dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.
