Edhe pse Presidenti Ilir Meta nuk ka shpallur ende datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në të paktën 3 Bashki të vendit, partitë opozitare pritet të shkojnë të ndara.

Ish-deputetja Silva Caka konfirmoi për MCN Tv se LSI mund të shkojë me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Gjithsesi Caka nuk mohoi një koalicion të mundshëm me grupin e Berishës, por hodhi poshtë çdo mundësi për një bashkëpunim tjetër me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës.

Edhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Edmond Spaho siguroi se krahu i Berishës do të ketë kandidatët e vet në zgjedhje, që do të përcaktohen me primare.

Presidenti Meta ka kërkuar së fundmi informacion nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Kryeministria për bashkitë që nuk kanë kryetar. KQZ ka konfirmuar deri më tani mungesën e kryetarëve në bashkitë Shkodër, Dibër dhe Vorë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re