
Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së gjatë një lidhje në Skype për Fax News ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Kume mendon se me lista të hapura përfaqësojnë komunitetet më mirë në Këshillin Bashkiak. Gjatë fjalës së tij, Kume theksoi se Grupi i Rithemelimit do të regjistrojë kandidatë të pavarur, pasi në Gjykatën e Tiranës figuron ligjërisht si kryetari i PD-së.
“Ajo që është e rëndësishme është që detyra që kanë forcat politike në kuadër të ndryshimeve të legjislacionit zgjedhor për të bërë ndryshime që duhen të cilat si të tilla duhet të bëjnë funksionimin sa më mirë që të jetë e mundshme të demokracisë përfaqësuese thënë ndryshe rritja e mundësive sa më të mëdhaja për qyettarët për tu përfaqësuar ata në mënyrë cilësore në organet që zgjidhen për qeverisjen vendore dhe këtu kam parasysh vecanërisht këshillin bashkiak.
Kurse lidhur me këshillat bashkiake që janë organi më i rëndëishëm vendimarrës, të cilat janë parlamentet të qeverisjes vendore. Është e domosdoshme që të ndryshohet dhe të ndërhyhet në ligjin zgjedhor duke pasur këtë objektiv. Një ndër rrugët është që të vendoset zbatimi i sistemit për lista të hapura që do të thotë se zgjedhësi të ketë mundësi të zgjedhë cilin kandidat dëshiron nga subjekti përkatës.
Kjo është e rëndëishme për bashkitë në kushtete sotme, ne kemi bashki ato që dolën pas ndryshimit të hartës administrative ku komunitetet bashkëjetojnë me ndryshime të mëdha jo vetëm nga pikëpamja sociale, por edhe ekonomike. Me këtë mënyrë si zgjidhet këshilli me lista të mbyllura e kanë të pamundur për tu përfaqësuar në këshillin bashkiak. Ky është një fakt i konstatuar nga zgjedhjet që janë bërë në 2015, këshillat bashkiak me një numër të madh këshilltarësh, numri që vijnë nga zonat rurale është shumë i papërfillshëm dhe kjo gjë duhet rregulluar. Me kontaktet që ne kemi me qytetarët ata kërkojnë gjithmonë të gjenden rrugë dhe zgjidhje ligjore për ta bërë sa më mirë përfaqësimin e tyre cilësor dhe proporcional në këshillin bashkiak.
Gjykata e Tiranës ka të regjistruar si kryetar të PD-së Lulzim Bashën. Grupi i Rithemelimit do regjistrojë kandidatë të pavarur”, tha Kume.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb