Sali Berisha ka prezantuar në Durrës Ardian Mukën, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Berisha u ka kërkoi qytetarëve të Durrësit që të votojnë Ardian Mukën dhe jo kandidatët e Edi Ramës dhe as të Lulzim Bashës.

“Dyert për primare ishin të hapur edhe për Luan Hotin, por Luan Hoti nuk donte votën. Kishte frikë nga vota juaj. Por ne jashtë votës tuaj nuk e pranonim atë kurrë. Dhe ai në vend se të vinte, zgjodhi të jetë jo kandidati juaj por kandidat i Lul bravës. Ftoj të gjithë banorët e rrethit të Durrësit, 6 Mars çdo votë për kandidatin e lirisë, e Shtëpisë së Lirisë, Ardi Mukën.

Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit ndonjëherë, Gjush Dakës, është vota më e humbur, është votë drejt të shkuarës, është votë për varfërinë. Ju lutem, ju lutem, asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë, kurse vota për kandidatin e Lul bravën është absolutisht fiks për Edi Ramën dhe pushtetin e tij.

Ai e di dhe Lulzim Basha e di se çfarë diskretitimi ekstrem ka pësuar ai. Në historinë politike të Europës nuk gjen një ish-kryetar partie që të ketë pritur me gaz pluhura helmuese dhe blinde anëtarët e partisë së tij të cilët 3 muaj më parë e kishin votuar. Nuk duhet të harroni, vota për Lul bravën është njësoj sikur ta hedhësh në një pus të zi. Sepse është vetëm humbës, humbës, humbës.

Në qoftë se ka njeriu në skenën politike të Shqipërisë që këto 30 vite hyri dhe po del si humbës, ky e ka emrin Lulzim Basha. Thirrja ime vëllazërore, çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e koalicionit të fitores. Ju ftoj të votoni edhe për atdhetarizmin e patriotizmin tuaj. Nuk mund të ndërtohet Shqipëria nga njerëz që nuk e duan”, u shpreh Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re