Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili po ashtu është pjesë e grupit të dialogut që u konstituua sot, është shprehur në historikun mbi 20 vjeçar, ky është një mekanizëm i ri dhe do të mbetet për t’u parë se si do të funksionojë.

I ftuar në News24, Bylykbashi tha se sot në Parlament nuk ka cështje më të rëndësishme politike, se sa Reforma Zgjedhore, e cila sipas tij është prioritet për opozitën dhe PD.

“Vendimi Konferencës së Kryetarëve përcakton një hapësirë të gjerë për këtë mekanizëm që nuk ka një përcaktim të qartë. Mekanizëm që në historikun mbi 20 e ca vjeçar, është diçka e re. Mbetet për t’u parë sido funksionojë.

Të rëndësishme për t’u trajtuar, ligje të cilat lidhën me Reformën Zgjedhore siç është ligji për adresat dhe gjendjen civile.

Në takimin e sotëm theksova se prioritet i opozitës dhe PD është Reforma Zgjedhore. Të tjerat vijnë pas saj”, tha Bylykbashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re