Pasditen e kësaj të hëne është nisur drejt italisë grupi i dytë i mjekëve shqiptarë, të cilët do të japin kontributin e tyre përkrah kolegëve të tyre italiane në luftën me koronavirusin.

Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për 60 infermierë që do të ndihmojnë kolegët italianë në luftën ndaj koronavirusit. Ky është kontigjenti i dytë i stafit mjekësor shqiptar që dërgohen në Itali.

“Ju falënderoj dhe jam e bindur se sikur na bëri krenarë grupi parë që nisëm në Itali në misionin e parë për të ndihmuar Italinë, ashtu edhe ju do të na bëni krenarë. Ju falënderoj në emër të kryeministrit.Nëse mendoni se ajo që bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por pa këtë pikë uji oqeani do të ishte më i vogël. Faleminderit. 60 infermierë do të luftoni me kolegët italianë në frontin e luftës kundër COVID. 30 të tjerët do të rikthehen, ju do të vijoni. Është momenti për të treguar shpresë dhe solidaritet për popullin mik italian që na ka mbështetur gjatë këtyre viteve dhe është më e pakta që mund të bëjmë. E treguan edhe më së fundmi me tërmeti“, tha Manastirliu.

Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias. 

Momenti i mbërritjes së kontigjentit të parë të mjekëve dhe infermirëve shqiptarë në Itali

Mjekët mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio: Falënderoj popullin Shqiptar per solidaritetin

Mjekët mbërrijnë në Itali, Luigi Di Maio: Falënderoj popullin Shqiptar per solidaritetinVideon e plotë e gjeni https://youtu.be/-ij7NpJzT1s : Luigi Di Maio

Gepostet von Abc News Albania am Samstag, 28. März 2020

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re