Home SHQIPERIA Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon stërvitjen në Britani

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon stërvitjen në Britani

0
Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon stërvitjen në Britani

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Grupi i parë prej 10,000 rekrutësh ushtarakë ukrainas që pritet të trajnohen në Mbretërinë e Bashkuar në muajt e ardhshëm kanë mbërritur në Britani dhe kanë filluar stërvitjet, tha Ministria e Mbrojtjes.

 

 

Zyrtarët e mbrojtjes më 9 korrik thanë se shërbimi britanik prej 1050 personash do të trajnojnë vullnetarët e papërvojë ukrainas në disa lokacione anembanë Britanisë për disa javë.

 

 

Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace u takua me rekrutët në fillim të javës, duke u thënë atyre se “ky program i ri trajnimi ambicioz është faza tjetër në mbështetjen e Britanisë së Madhe për forcat e armatosura të Ukrainës në luftën e tyre kundër agresionit rus”.

 

 

Ministria britanike tha se ukrainasit do t’i nënshtrohen programit bazë të trajnimit të ushtarëve të Britanisë, duke përfshirë trajtimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet artizanale në terren, taktikat e patrullimit dhe ligjet rreth konfliktit të armatosur./R.E.L

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë