Sot po mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohet kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor është një çështje konkrete për një aferë korruptive që ka kushtuar qindra milionë euro.

Konferenca e Kryetarëve po mbahet me dyer të mbyllura pa prezencën e medias, sakaq burime për News 24 bëjnë me dije se Bardhi ka thënë se Kuvendi ka të drejtë te hetoje  se çfarë po ndodh me portin e ri.

“Aty mund te jenë para te pista qe po investohen dhe Kuvendi ka te drejtë  të hetoje, siç ka të drejtë të kontrollojë prishjen e të gjitha marrëdhënieve kontraktuale te mëparshme”, citohet të ketë thënë Gazment Bardhi.

Demokrati tha se çështje e portit është çështje me interes publik.

Gazment Bardhi: Kërkesa për Komision Hetimor është çështje konkrete. Një afere korruptive qindra milion euro. Faljen e tokës publike bashkë me portin tek një firmë private dhe ndërtimi i një porti të ri.

Objekti i hetimit është konkret dhe puna e Kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyre te bëjmë transparencë. Aty mund te jenë para te pista qe po investohen dhe Kuvendi ka te drejtë  të hetoje, siç ka të drejtë të kontrollojë prishjen e të gjitha marrëdhënieve kontraktuale te mëparshme.

Kuvendi ka te drejte te hetoje edhe se ca po ndodh me portin e ri. Na u tha qe do jete me fature zero nga buxheti i shtetit sot na thuhet do të kushtoje 1 miliardë.. nuk ka asnjë vendim te gjykatës kushtetuese, ku thuhet se në qofte se çështja është ne Strasburg nuk mund te ketë hetim parlamentar.

E kundërta është thëne. Gjithashtu i dashur koleg ti lexon gjera qe si kupton se kështu ti kanë dhëne. Nuk ka asnjë opinion te Venecias për ketë çështje siç ti pretendon. Ne çdo vendim thuhet se Kuvendi ka rol kontrollues dhe duhet te beje kujdes qe te mos ketë mbivendosje kompetencash. Po fakti se ka çështje ne drejtësi nuk do te thotë asgjë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko