Dërgohet për gjykim grupi i kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 përsona të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pastrim të produkteve të vepres penale, dhe disa vepra të tjera penale.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër përfundoi hetimet praprake të procedimit penal nr.1623, të vitit 2014, ka ngritur akuzë dhe derguar për gjykim 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndertimtari.
Këta përsona janë:
I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, Sunila Mehja , Kastriot Musa, Ardita Muça, Angje Ndrecaj, Anita Lleshi, Albana Musa, V.H, E.L, E.C, dhe M.P.
Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ”Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.



