Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi Grupi Parlamentar i PS ka depozituar në Kuvend nismën për disa shtesa dhe ndryshime në funksionimin e ligjit për Komisionet Hetimore.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti shprehet se sipas tij, kryeministri Rama me ligjin aktual, ngriti dy Komisione Hetimore për Presidentin, por “po ky ligj nuk “bën” për Komisionet Hetimore të opozitës”.
Vasili shkruan se ligji është në fuqi dhe duhet të zbatohet detyrimisht, ndërsa shton më tej se “Rama dhe qeveria kanë frikë të tmerrshme nga të vërtetat e rënda, që i ngarkojnë me përgjegjësi shumë të mëdha, ndaj bllokon e pengon në mënyrë antikushtetuese e mafioze Komisionet Hetimore të kërkuara nga opozita”.
“Bllokimi dhe pengimi mafioz i komisioneve hetimore është konfirmimi i aferave dhe vjedhjes monstruoze. Alibia e ndryshimit të ligjit është si fshehja e strucit që fut kokën në rërë dhe lë gjithë trupin jashtë”, thekson ai.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Rama me Ligjin aktual, ngriti dy Komisione Hetimore per Presidentin, por po ky ligj nuk “bën” per Komisionet Hetimore te opozites!
Eshte vertet nje veprimtari bastardesh kjo e rilindjes ne Parlament me bllokimin e Komisioneve Hetimore.
Rama dhe banda e deputeteve te tij ne Parlament bllokojne Komisionet Hetimore te kerkuara nga opozita sepse gjoja Ligji nuk ben dhe u dashka ndryshuar.
Por jane po keta bastarde, qe ngriten dy Komisione te njepasnjeshme ne vitin 2019 dhe 2021 per te shkarkuar Presidentin e Republikes.
Keta rilindas ne Kuvend pra paten kurajon mafioze te ngrinin Komisione Hetimore sepse nuk ju pelqente qe Presidenti zbatonte Kushtetuten, te cilen keta e dhunojne cdo dite.
Dhe sot qe opozita kerkon ne menyre plotesisht te ligjshme dhe kushtetuese qe te hetoje per aferat qindra milion euro te tyre keta i bllokojne me dhune Komisionet Hetimore, sepse po ky ligj, qe e kane perdorur vete sa here kane dashur, sot nuk qenka i papershtatshem.
Edhe Progres Raporti i BE per Shqiperine i vitit 2023 thote qarte e zeza mbi te bardhe:
“Gjatë periudhës së raportimit, opozita kërkoi krijimin e dy komisioneve hetimore, por shumica i refuzoi të dyja, pavarësisht faktit se e drejta e opozitës për të nismuar komisione të tilla garantohet nga kushtetuta. Argumenti i shumicës në të dyja rastet ishte që ka nevojë fillimisht të rishikohet ligji mbi Komisionet Hetimore Parlamentare, i cili është në proces. Gjithsesi, ligji aktual mbetet në fuqi,” vëren Komisioni Evropian.
Pra ligji eshte ne fuqi dhe duhet te zbatohet detyrimisht.
Ky Ligj per Komisionet Hetimore eshte miratuar qe ne vitin 2002 me Ligjin.Nr 8891 dt.2.5.2002.
Rama dhe qeveria kane frike te tmerrshme nga te vertetat e renda, qe i ngarkojne me pergjegjesi shume te medha ndaj bllokon e pengon ne menyre antikushtetuese e mafioze Komisionet Hetimore te kerkuara nga opozita.
Nje qeverisje e paster qe s’ka asgje per te fshehur do ti pranonte vete keto Komisione per te vertetuar pastertine e saj.
Bllokimi dhe pengimi mafioz i komisioneve hetimore eshte konfirmimi i aferave dhe vjedhjes monstruoze.
Alibia e ndryshimit te ligj eshte si fsheja e strucit qe fut koken ne rere dhe le gjithe trupin jashte.