Është zbardhur kërkesa që Grupi Parlamentar i PS i ka dorëzuar sot (3 nëntor) kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për përjashtimin e tre deputetëve të opozitës, pas tensioneve që ndodhën në seancën plenare të 2 nëntorit.

Grupi i PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda, Edmond Spaho.

“Në nisje të seancës, deputeti Ervin Salianji, zaptoi foltoren, duke penguar zhvillimin normal të punimeve plenare, si dhe i ndihmuar nga deputetët Petrit Doda dhe Edmond Spaho ndezi disa flakadanë në sallën e seancave. Teksa një punonjës i Gardës së Republikës tentoi t’i largojë flakadanin, z.Salianji hodhi një karrige në drejtim të tij. Këto veprime vazhduan gjatë gjithë seancës plenare duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të saj”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Në seancën e datës 02.11.2023, deputetët e opozitës për të disatën herë, në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, penguan zhvillimin e rregullt të punimeve plenare, duke larguar nga vendet karriget e deputetëve të mazhorancës dhe vendosur si barrikadë përpara foltores duke e bllokuar si dhe duke përdorur lëndë piroteknike (flakadanë) në sallën e Parlamentit.

Në nisje të seancës, deputeti Ervin Salianji, zaptoi foltoren, duke penguar zhvillimin normal të punimeve plenare, si dhe i ndihmuar nga deputetët Petrit Doda dhe Edmond Spaho ndezi disa flakadanë në sallën e seancave.

Teksa një punonjës i Gardës së Republikës tentoi t’i largojë flakadanin, z.Salianji hodhi një karrige në drejtim të tij. Këto veprime vazhduan gjatë gjithë seancës plenare duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të saj.

Sa më sipër, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3, gërma dh) dhe ë), nenin 8, pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda, Edmond Spaho.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re