Gazment Bardhi ka folur për mediat pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita për shkak të refuzimit nga mazhoranca për të votuar ndryshimet e reformës zgjedhore. 

Ai theksoi se opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore, ndërsa shtoi se ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

” Opozita ka të drejtë, grupi parlamentar i PD ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit në komisionin e reformës zgjedhore.  Ka një tentative të qartë dhe një vendimmarrje të grupit parlamentar të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Me qëllim të vetëm për ta zvarritur ashtu sic kanë bërë gjatë këtyre dy viteve finalizimin e reformës zgjedhore.

I solla në vëmendje deklaratat e SHBA dhe BE që kuvendi të çojë përpara përmbylljen e përmbushjes së rekomandimeve të OSBE ODIHR

Kemi qenë të detyruar si deputetë të opozitës sa kohë nuk po respektohet asnjë e drejtë  e opozitës në Kuvend që të pengojmë procesin e votimit në këtë seancë.

Dua të jem i qartë, nëse opozitës në kuvend i mbyllet çdo hapësirë institucionale kuvendi nuk mund të funksionojë normalisht sic ka funksionuar gjatë kësaj kohe”, tha Bardhi.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re