Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ashpër pasi Grupi Parlamentar i PS-së i bëri kërkesë Komisionit të Etikës për marrjen e masës disiplinore ndaj tij pasi ndezi flakadanë në Kuvend, gjatë seancës së djeshme parlamentare (2 nëntor).

Saliajni hodhi akuza ndaj ligjvënësve të PS-së që firmosën kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës, të cilët i quajti “memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit”.

“Lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Më pas shtoi: “Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj. Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale!”

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit, e jane aty për tu  komanduar me fishkellima, paskan nënshkruar perjashtimin tonë se kërkojmë të zbatohet ligji!

Memecët parlametarë shkruajnë e nënshkrujnë për mbyllje goje të kujtdo!

Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta .

Kush e nenshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist  fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit, që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtuar keshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë! Që i japin shkresa gati për ti firmosur!

Vazhdon lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës; Askushi e Arsimit e akuzuar për plagjiaturë, që shkatërroi arsimin dhe detyroi studentët ta zbythin!  Shkëlqejnë pas tyre deputetë nënshkrues që gojë skanë por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj kur kanë drejtuar tatimet dhe institucionet vendore në Vlorë e Fier!

Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj.

Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale! E për këtë kërkuam komision hetimor dhe këtë e refuzuan se do ta “hetonte” drejtësia!

Këta janë ata që sduan parlament e opozitë, këtë model duam të ndryshojmë, të shkelmojmë korrupsionin që shpërfaqet banalisht por kryelartë prej paprekshmërisë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re