Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 19 vite burg për katër të pandehurit e grupit kriminal të kultivimit dhe tregtimit të kanabisit njohur ndryshe si dosja “Treblova”.
 
Konkluzionet e organit të akuzës u lexuan këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, për dënimet e kërkuara ndaj 4 të pandehurve u aplikua ulja me 1/3 e dënimit. Pjesë e grupit kriminal ishte dhe ish-polici Renato Avdyli, por gjykimi ndaj tij u pushua te krimet e rënda për tu transferuar në Vlorë.
 
Nga hetimet e Prokurorisë ky grup kriminal bashkëpunonte me Moisi Habilajn duke trafikuar kanabis për llogari të tij, në drejtim të Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re