Skip to content

“Grupi Kastrati” dhuron 1.5 mln euro: Ata që kanë më shumë duhet të solidarizohen me të tjerët

Pas termetit te së martes edhe kompania Kastrati eshte solidarizuar.

“Tragjedia shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër rrugën e kombit për ndihmë”, shprehet perfaqesuesi i grupit Kastrati.

Përpos heqjes se pagesave grupi Kastarti ka dhuruar dhe nje shume te konsiderueshme. “Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “kur ndihmon një rob të zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.” thuhet ne reagime.

Deklarata e Plote

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.

Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!