Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për 26 personat e grupit kriminal që krijonte dokumenta false për shqiptarët që donin të shkonin drejt vendeve të BE apo SHBA-së.

Gjykata ka ndryshuar masat vetëm për 2 të arrestuar. Besnik Lumaj, për të cilin gjykata kishte caktuar arrest shtëpie, u lirua me detyrim paraqitje. Ndërsa për Arnold Shakun masa u lehtësua në arrest shtëpi, për shkak të një problem shëndetësor

Personat që drejtonin grupin janë Bashkim Sula i cili konsiderohet organizatori dhe personi që bashkëvepronte me Xhelal Krasniqin, i cili në Kosovë kishte ndërtuar një laborator ku prodhoheshin dokumente të falsifikuara.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
08.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar
me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim Bashkim Sula, Njazi
Ademaj, Ylli Brahimaj, Gridi Elezi, Rrezart Domi, Osman Luca, Jugert Gashi, Emiljan
Marashi, Roland Islamaj, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja,
Fatmir Stankovam, Xhelil Alla, Maksim Domi, Artur Mici, Behar Rexha, Arben Rushiti,
Deila Qama, Besnik Lumaj, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Altin Neli, Artid Shtylla dhe
Dritan Cena.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me
vendimin Nr. 57, dat 09.06.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
‘Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim:
– Bashkim Sula, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim
të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim
në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të
parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit
Penal.
– Njazi Ademaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim
të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizve” e
kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i
strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/1 – 28/4;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Ylli Brahimaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” kryer në bashkëpunim në formën e
grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryera e
veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të
parashikuara nga nenet 189/1 – 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Gridi Elezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” kryer në bashkëpunim në formën e
grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryera e
veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të
parashikuara nga nenet 189/1 – 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Rrezart Domi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim
të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Osman Luca, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Artur Mici, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Maksim Domi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim
të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Jugert Gashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Emiljan Marashi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për
kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Roland Islamaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
detyrës” e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Behar Rexha, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave
penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga
nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Ylli Çaushaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim
në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të
parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit
Penal.
– Bardhyl Imeri, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim
të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizve” e
kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i
strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/1 – 28/4;
333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Bajram Xhaja, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim
të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të
strukturuar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizve” e
kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i
strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 189/1 – 28/4;
333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Fatmir Stankova, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i
dokumentave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar
kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 186/1 –
28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Arben Rushiti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i
dokumentave” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar
kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga
organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 186/1 –
28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
– Xhelil Alla, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i
Kodit Penal.
2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga
neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të personit nën hetim Deila Qama me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprave
penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në
formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të
parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me masën
e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3. Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim Deila Qama nga
ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër
sigurimi “Arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale
apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
4. Urdhërohet personi nën hetim Deila Qama që të mos largohet nga banesa e saj
që ndodhet në qytetin e Durrësit.
5. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga
neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të personit nën hetim Arnold Shahu me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave
penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në
formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të
parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal, me masën
e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
6. Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim Arnold Shahu nga
ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër
sigurimi “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale
apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
7. Urdhërohet personi nën hetim Arnold Shahu që të mos largohet nga banesa e tij
që ndodhet në qytetin e Tiranës.
8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
‘Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim si më poshtë:
– Dritan Cena, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i
Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Dritan Cena që të mos largohet nga banesa e
tij që ndodhet në Rr. ******, Nd. ***, H.**, *****, *****, ****.
– Redi Salaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i
Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Redi Salaj që të mos largohet nga banesa e tij
që ndodhet në Rr. *******, Nd.*, H.*, Ap.**, ****, ****.
– Behar Nuhiallari, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Behar Nuhiallari që të mos largohet nga
banesa e tij që ndodhet në *****, Nd. **, H.*, ****, *****.
– Altin Neli, i biri i H. dhe i S., i datëlindjes 01.05.1974, lindur në Macukull,
Mat dhe banues në *****, Nd.****, ****, *****, me shtetësi shqiptare, me
gjendje civile “i martuar”, me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore “i padënuar
më parë”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/2 i
Kodit Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Altin Neli që të mos largohet nga banesa e tij
që ndodhet në ******, Nd. ****, *****, *****.
– Artid Shtylla, i biri i B. dhe i D, i datëlindjes 05.03.1976, lindur në Tiranë
dhe banues në Rr.******, Nd.****, H*, Njësia Administrative nr.*, *****,
me shtetësi shqiptare, me gjendje civile “beqar”, me gjendje gjyqësore “i
padënuar më parë”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i
dokumentave” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 186/2 i Kodit
Penal.
– Urdhërohet personi nën hetim Artid Shtylla që të mos largohet nga banesa e
tij që ndodhet në Rr. ******, Nd.***, H*, Njësia Administrative nr.*, *****.
9. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga
neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj të personit nën hetim Besnik Lumaj me
vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale
“Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni
189/2 i Kodit Penal, me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në Policinë Gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
10. Personi nën hetim Besnik Lumaj detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policise
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12:00.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
12. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim av. Kristina
Marku dhe av. Pranvera Doçi të shpërblehen nga shteti sipas tarifave të
parashikuara në ligj.
13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i
vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 09.06.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re