Deputeti demokrat, Arbi Agalliu ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit pasi grupi parlamentar i PD nuk mori pjesë në votimin e kandidaturave të mazhorancës për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore.

Agalliu tha se mazhoranca po kërkonte të kapte çdo pushtet përfshirë edhe Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Qendrore duke përjashtuar kandidaturat e tjera përveç atyre të propozuara nga grupi parlamentar socialist.

Agalliu: Partia Demokratike, nuk kërkon një përfaqësues të saj por që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore të zgjidhen me një konsensus. Edhe njëherë dua të them se zoti Spaho i plotëson të gjitha kriteret, pasi në të kundërt nuk do të vinte në seancën dëgjimore. Në seancë dëgjimore kalojnë të gjithë ata që plotësojnë krieteret er vendodura. Ne kërkojmë një lloj gjithëpërfshirje sepse kjo qeveri së fundmi me këtë akt tregoi që nuk heq dorë nga kapja e pushteteve.

Vendimi i grupit parlamentar erdhi pasi mazhoranca vendosi se kandidatura e PD nuk përmbushte kriteret e duhura për të qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Botërore.

“Nuk do marrim pjesë fare në votim”, grupi parlamentar i PD merr vendimin për kandidaturat e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re