Mediat italianë kanë bërë publike emrat e dhqiptarëve të cilët u arrestuan si pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike në shkollat e Venecias në Itali.

 

Shqiptarët e arrestuar janë Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.

 

Grupi përbëhej vec shqiptarëve edhe nga ukrainas, moldave, italianë dhe spanjollë ndërsa arrestimet vec Italisë dhe Spanjës janë bërë edhe në Austri.

 

Droga vinte kryesisht nga gadishulli iberik drejt Italisë dhe shpërndahej në disa zona qëndrore sidomos në Venecia ku target ishin edhe shkollat.

 

Anëtarëve të grupit kriminal iu sekuestruan pasuri, vlera e të cilave shkonte në mbi 1milion euro.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re