Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili është njëherësh edhe kryetar i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS ka deklaruar grupi i personave që u futën në TIMS ka qenë edhe tek Tatimet kur u publikuan të dhënat.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, deputeti demokrat deklaroi se të gjitha të dhënat shtetërore janë fërtele në duart e të gjithëve.
Sipas tij, “ky sistem është një sistem i mbyllur dhe nuk ka lidhje me iranianet”.
Salianji: Të gjitha këto janë të verifikuara, ndërkohë autoriteti i shtetit, po ju them edhe një element tjetër, që ky grup ka qenë edhe tek Tatimet kur dolën të dhënat. Është i njëjti grup që merret nga një institucion tek një institucion tjetër dhe të gjitha të dhënat shtetërore janë fërtele në duart e të gjithëve. Ky sistem është një sistem i mbyllur dhe nuk ka lidhje me iranianet. Nuk ndërhyhet dot
Lubonja: Ju thoni që ky grup që ka futur duart këtu kanë qenë edhe tek Tatimet?
Salianji: Po, kjo është e faktuar
