Grupimi “për PD” ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke thënë se nuk mund të drejtojë cështjet për diskutim dhe të përdorë institucionet vendimmarrëse si vegla.

Ndër të tjera ata shprehen: 

“Institucionet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk janë e nuk mund të përdoren si vegla të Kryetarit të Partisë për të diktuar e kufijëzuar ky i fundit drejtimin e debatit të brendshëm.

Rendi i ditës, temat dhe çështjet për diskutim në organet më të larta nuk mund të vendosen njëanshmërisht nga një individ i vetëm e aq më pak tu komunikohen këto vendime anëtarëve të nderuar të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nëpërmjet sekretarëve personal të Kryetarit.

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar nuk janë vartës të kryetarit po të zgjedhur nga anëtarësia e partisë si përfaqësues të vullnetit të demokratëve dhe jo kryetarit”, nënvizon grupimi për PD. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re