Më shumë se 8800 ton grurë kanë mbetur të pashitur në fushën e Maliqit, nga 14400 ton që ishte prodhimi i vitit të kaluar për 3350 hektarë.

 

Sipas fermerëve, kjo ndodh për shkak të çmimit të ulët të tregut, për një kg grurë.

 

ARJAN SHAHOLLI

FERMER

 

“Prodhimi ka mbetur i pashitur, ka ardhur për shkak të çmimit që nuk justifikon shpenzimet e realizuara për të gjithë sipërfaqen.”

 

Ndërsa Mirdash Oçka, edhe ai fermer i fshatit “Sheqeras”, thotë se grurin e pashitur po detyrohet ta përdorë si bazë ushqimore për blegtorinë.

 

Në fushën e Maliqit është mbjellë mbi 500 ha tokë më shumë se vitin e kaluar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re