Pasi oficerët ushtarakë në Gabon njoftuan në televizionin kombëtar se kishin marrë pushtetin, u shfaq një video që tregon reagimet e banorëve të këtij vendi afrikan.

Qytetarët festojnë, duartrokasin dhe përshëndesin ushtarët që u bëjnë dorë nga kamioni. Njerëzit i filmuan dhe nuk fshihnin dot buzëqeshjet në fytyrat e tyre.

Kujtojmë se oficerët ushtarakë deklaruan se anulojnë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të shtunën e 26 gushtit, ku fitues u shpall presidenti Ali Bongo.

Komisioni Zgjedhor tha se Bongo fitoi pak më pak se dy të tretat e votave në zgjedhje, të cilat opozita i kontestoi si të manipuluara.

Përmbysja e tij i dha fund sundimit 53-vjeçar të familjes Bongo në Gabon.

Dymbëdhjetë ushtarë dolën në televizion dhe njoftuan se po anulonin rezultatet e zgjedhjeve dhe po shpërndanin “të gjitha institucionet e republikës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re