Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Fier mbrëmjen e sotme, ku një i ri mbeti i plagosur nga një polic.

Mësohet se 26-vjeçari me iniciale D.B. është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar në vendin e quajtur “Ish-globi”.

Lexo edhe :Related Posts

Ai nuk është lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë një polic duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Ky i fundit, duke vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë armën dhe ka plagosur policin. Të dy janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.

Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.

Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re