Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Lezhës.

Shkak për këtë konflikt mësohet të jetë bërë kufiri i tokës që ata posedojnë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit, ku dy vëllezërit në fillim janë konfliktuar me fjalë pastaj me grushta dhe për pasojë njeri prej tyre ka mbetur më i dëmtuar dhe është transportuar për në spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr mjekimin. Dy vëllezërit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re