Skip to content

“Grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore”, Meta dorëzon kallëzimin në SPAK për Dvoranin

dvorani dhe meta

Pasi paralajmëroi dje se kishte në dorë prova të reja kundër Ardian Dvoranit, ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kallëzimin penal shtesë ndaj kreut te KED.

Përmes një reagimi, Meta theksoi se ka në dorë prova tronditëse për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, por pa përmendur emra. Mes të tjerash ai dha garancinë se “Grushti i shtetit do shpartallohet në mënyrën më shembullore”.

POSTIMI I METËS

Të dashur qytetarë,

Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.

Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!