Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka paralajmëruar lëvizje të fuqishme, që sipas tij nuk e ka parë kurrë vendi, por pa përcakuar se kur do të nisë.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se ka ndodhur grusht shteti brenda shtetit, dhe se kjo do të anulohet me të gjitha mjetet.

Ish-kryeministri shtoi se përmbysja e diktaturës prevalon mbi çdo gjë tjetër.

“Është bërë në grusht shteti brenda shtetit. Opozitës iu është hequr mundësia e kontrollit parlamentar çka përbën përfaqësimin e popullit ndaj qeverisë.

Opozita do të qëndrojë, absolutisht me të gjitha mjetet, të mos ketë askush iluzion. Nuk do të ndodhë nesër, por do të ndodhë. lëvizja e kësaj radhë do jetë nga ato që nuk e ka parë asnjëherë vendi, gjithnjë në kuadrin e mosbindjes civile.

Nuk ka asgjë, përmbysja e diktaturës prevalon mbi çdo gjë tjetër. Grushti i shtetit duhet të anulohet me të gjitha mjetet”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re