Gert Shehu, i cili qëlloi me grush Sali Berishën në bulevard hyru në histori.

 

I këtij mendimi ishte avokat Spartak Ngjela, teksa komentoi ngjarjet e djeshme.

 

Në emisionin 7pa5 në Vizion Plus me Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia, Ngjela tha se ngjarja më e rëndësishme dje ishte Samiti i BE, duke e cilësuar incidentin ndaj kryedemokratit të pavlerë dhe fyerje për këtë të fundit.

 

“Ngjarja nuk është e rëndësishme. Se i ra njëri me shpullë Saliut. Kanë vrarë president në SHBA. Kur je në politikë diku ke shkelur, është Gërdeci, 21 janari.

 

Nuk e dimë çfarë ishte. Disa thonë është e stisur. Janë të gjitha hipoteza. Ajo ishte fyerje e madhe për Saliun. Po ja kanë bërë armiqtë kanë dashur ta fyejnë. Momenti është se çfarë mendojnë njerëzit nesër. Shqiptari e ka të rëndë grushtin.

 

Një motiv e ka pasur ai pavarësisht se është i çmendur. Ai do apo nuk do hyri në histori. E patë se çfarë motivi të madh dha Samiti. Ajo kishte vlerë të madhe historike jo ajo”, tha Ngjela.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re