Pesë persona kanë dhunuar ditën e djeshme personelin mjekësor në Infektiv, pas vdekjes së një familjari të tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ditën e sotme duke u shprehur se  se kjo dhunë është e patolerueshme dhe se i bën thirrje organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjajren.

Sipas MSH mjekët dhe infermierët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku familjarët kishin të shtruar në spital familjarin e tyre.

Shtetasit e arrestuar janë Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Këta persona dhunuan mjeken dhe dëmtuan dyert e dritaret me pretendimin se ky spital kishte neglizhuar ndihmën mjekësore për të afërmen e tyre.

Reagim mbi ngjarjen e ndodhur në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re