Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido tha se ai do të kthehet në vend pas një vizite në Ekuador dhe bëri thirrje për protesta të reja javën e ardhshme kundër presidentit Nicolas Maduro.

Guaido po kalon disa ditë të kaluara në një udhëtim në Amerikën Latine për të marrë mbështetjen për një qeveri kalimtare dhe për të rrëzuar Madura.

Ai vizitoi Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin, pasi qëndroi dhe në Kolumbi, në mënyrë që të koordinonte dërgimin e ndihmave humanitare në vend.

Por presidenti Maduro ka paralajmëruar arrestimin e tij nëse kthehet në Venezuelë, referuar një vendimi gjykate, i cili ia ndalonte Guaidos udhëtimin jashtë vendit.

Guaido nuk tha kur saktësisht ose si të kthehej në Venezuelë. Ai pritet të largohet nga Ekuadori këtë të dielë sipas programit të vizitës së tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re