Mançester Siti fitonn trofeun e parë në Angli, Kupën e Ligës të quajtur tashmë Kupa Karabao. Skuadra e Guardiolës e ka dominuar finalen përballë Arsenalit duke mos e vendosur në asnjë moment në dyshim fitoren.

Goli i parë shënohet nga Kun Aguero në minutën e 18’ pas një topi të ardhur direkt nga portieri i tij Klaudio Bravo.

Ndërsa në pjesën e dytë vijnë edhe dy gola të tjerë për të kompletuar tripletën e qytetarëve. Është fillimisht kapiteni Kompani dhe pas tij spanjolli David Silva që sjellin në shtëpi trofeun e parë të këtij sezoni./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re