Skip to content

Guljelm Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore, thirrje qeverisë për ta dërguar jashtë shtetit

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljelm Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur skenaristi Bashkim Zahaj, i cili ka zbuluar se aktori është i infektuar nga Covid-19.

Sakaq, përmes një statusi në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë Guljem Radojan për një shërbim të specializuae jashtë shtetit

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai.

Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij…

Posted by Bashkim Zahaj on Monday, April 19, 2021