Skip to content

Gurbetçarët nga Kosova, pritje deri në tre orë në kufi për të hyrë në atdhe

Si edhe çdo vit tjetër, edhe këtë verë në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë kolonat e gjata dhe pritjet disaorëshe, ku më së shumti po e pësojnë mërgimtarët që vijnë për pushime në vendlindje.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, pak para orës 11:00, për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdarës, qytetarët është dashur të presin deri në tre orë, ndërsa kolonat e regjistruara kanë qenë të gjata deri në 600 kilometra.

Në pikat tjera të kufirit, pritjet janë më të shkurtra, deri në 10 minuta, kurse kolonat e gjata në 40 metra.