Disa shtete nëpër Europë u goditën nga një breshër i pazakontë, kokrra e të cilit ishte i madh së një portokall, duke shkaktuar kaos e dëmtime të shumta të shtëpive dhe ndërtesave.

Disa pjesë të Sllovenisë, Kroacisë e Gjermanisë prej së hënës përballen me stuhi të fuqishme, me era të forta, temperatura të ulëta e shira të dendur.

Fotot tregojnë breshërin që goditi Stari trg ob Kolpi, Deskova vas dhe Predgrad në Slloveni, ku pati dëmtime të shumta të makinave e shtëpive. Autoritetet atje thanë se pjesa më e madhe e çative u shkatërruan tërësisht, makinat gjithashtu. Përllogaritet se të dëmtuara kanë mbetur të paktën 200 shtëpi.

Një mot i ngjashëm goditi gjithashtu rajonin e Bavarisë në Gjermani, duke dëmtuar shtëpi dhe duke plagosur edhe një djalë 7-vjeçar. Sipas shërbimit lokal meteorologjik, rajoni u godit nga erëra me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Dëshmitarë thanë për mediat vendase se zona u përfshi menjëherë nga stuhia e breshërit dhe nuk pati thuajse fare shi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re