Gurët në veshka janë kristalie të forta, me forma dhe përmasa të ndryshme të cilat formohen brenda veshkave.

Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik dhe përmasat e tyre vijojnë nga 2 mm deri në 12 mm.

Si formohen gurat në veshka?

Gurët në veshka formohen nga substanca të caktuara në urinën e një personi të cilat bëhen shumë të përqëndruara. Mineralet dhe substancat e tjera në urinën kristalizohen mbi sipërfaqen e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristaleve.

Simptomat e gurëve në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos jeni në dijeni të tyre. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël në veshka, kalojnë nëpërmjet ureterit (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën urinare) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse kaloni një gur të madh, ju do ta kuptoni, pasi do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbjet do të jenë torturuese.

Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:

– Gjak në urinë
– Përzierje dhe të vjella
– Urinim të shpeshtë
– Të ngjethura dhe ethe
– Kalimi i gurëve të vegjël në urinë

Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, e cila është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjë. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije dhe në testikujt e meshkujve.

Faktorët e riskut

Meshkujt kanë tendencë që të preken nga gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa femrat. Incidenca më e madhe për të pasur gurë në veshka është midis moshës 20-40 vjeç, por njerëzit mund të preken në çdo moshe.

Njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të rrugëve urinare dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të riskuar për zhvillimin e tyre.

Parandalimi i gurëve në veshka

Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët kanë pasur gurë në veshka ose kanë duhet të pinë afërsisht 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.

Testet për gurët në veshka na japin informacion për llojin, përmasat e gurit dhe vendin ku ndodhet në sistemin urinar. Gjithashtu me anë të testeve përcaktohet edhe mënyra e trajtimit.

Trajtimi

Disa gurë mund të kalojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar nëse personi konsumon shumë ujë. Përdorimi i medikamenteve përfshin stentet (aparati i futur në traktin urinar për të hapur ureterin për heqjen më të lehtë të gurëve), gjithashtu bëhet fragmentimi i gurëve nëpërmjet lazerit. ESWL (extracorporeal shockwave lithotripsy) është metoda e jashtme e copëtimit të gurëve me ultratinguj, e cila godet gurët, në mënyrë që të kalojnë më pas në përmasa të vogla nëpërmjet urinës. Më pak se një në njëqind njerëz me gurë në veshka do t’ju duhet të bëjnë operacion.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re