Shembja e disa gurëve të mëdhenj në rrugën Burrel – Komsi në Bashkinë e Matit ka frikësuar drejtuesit e mjeteve të cilët lëvizin në këtë aks rrugor. Masive të mëdha gurësh janë shkëputur në afërsi të varrezave të dëshmorëve, duke rënë në afërsi të rrugës.

 

Por veç këtij shkëmbi të rrezikshëm, ka edhe në disa vende të tjera ku gurët e mëdhenj rrezikojnë rënien në rrugë, duke qenë një rrezik i shtuar për automjetet që lëvizin në këtë aks rrugor.

 

Edhe në afërsi të vendit të quajtur Qaf-Portë, gurët janë gati në shembje. Megjithëse rruga nën varësi të ARRSH, mirëmbahet nga një firmë, ndërhyrja e deritanishme është bërë në pastrimin e kanaleve, prerjen e ferrave apo edhe në mbushjen e disa gropave me asfalt.

 

Në rrugën Burrel – Komsi kalojnë rreth 5 mijë banorë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.

 

 

 

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME