Foto ilustruese

Përkeqësim i ndjeshëm i situatës meteorologjike është vënë re gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Kukësit, në veri të Shqipërisë, ku në disa zona kanë rinisur reshjet e borës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet, Fax News ka mësuar se zonat e prekura më shumë nga reshjet e borës kanë qënë zonat e thella të Shishtavecit, Turajt dhe Novosejt.

Ndërkohë, temperaturat e ulëta e kanë kapluar gjithë vendin, duke bërë që qytetarët të nxjerrin veshjet e dimrit dhe xhupat e trashë, pavarësisht se ndodhemi në muajin Tetor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re