Edhe ditën e sotme ka vijuar të jetë i lartë fluksi i hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 6172 shtetas shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë deklaruar se vijnë për pushime në bregdetin tonë.

 

Nga ana tjetër, gjatë këtyre orëve kanë dalë nga vendi ynë drejt Maqedonisë së Veriut 3472 shtetas. Për të përballuar fluksin në hyrje, policia jonë kufitare punon me maksimumin e sporteleve, ndërsa pala maqedonase ditën e sotme me vetëm tre në hyrje duke sjellë dhe rradhë të mjeteve që dalin nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinjë.

 

E gjithë  bëjnë me dije burime të sigurta vjen edhe për atë se policia maqedonase akoma nuk ka plotësuar numrin e policëve pas ndryshimit me një kontroll nga dy policitë kufitare.

 

Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur fluks të shtuar në veçanti në orët e paradites, ndaj dhe për këtë në pikun e lëvizjeve policia jonë kufitare për të shmangur rradhët ka qenë e detyruar të kalojë mjetet në korsitë e daljeve.

 

Gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 3707 dhe kanë dalë 2917 shtetas të tjerë. Sipas policise kufitare në këtë pikë kalimi thuhet se levizjet do jenë të shtuara në Kapshticë pas datës 15 gusht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re