Urrejtja dhe diskriminimi ndaj myslimanëve janë rritur deri në atë pikë sa ata kanë marrë “përmasa epidemike”, paralajmëroi të Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres.

Guterres përshkroi rritjen e mprehtë të intolerancës ndaj muslimanëve si pjesë e një kthese më të gjerë globale drejt nacionalizmit dhe largimit nga të drejtat e pakicave.

“Rigjallërimi i intolerancës ndaj muslimanëve është sigurisht në përputhje me prirjet e tjera shqetësuese që ne po shohim globalisht: ringjallja e etno-nacionalizmit, neo-nazizmit, stigmatizimit dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar popullatave të prekshme, përfshirë muslimanët, hebrenjtë, disa komunitete të pakicave të krishtera, dhe të tjerët”, tha Guterres ë një ngjarje të KB duke shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Islamofobisë.

Ai gjithashtu tha se komunitetet pakicë kanë nevojë për mbrojtje shtesë.

“Komunitetet e pakicave janë pjesë e pasurisë së strukturës sonë kulturore dhe shoqërore. Sidoqoftë, ne mund të shohim jo vetëm forma diskriminimi por edhe politika asimilimi që kërkojnë të fshijnë identitetin kulturor dhe fetar të komuniteteve pakicë,” shtoi ai.

Ai më pas citoi ajete nga Kur’ani, duke thënë se larmia është një thesar për të gjithë njerëzimin.

“Siç na kujton Kur’ani i Shenjtë: Popujt dhe fiset u krijuan për t’u njohur me njëri-tjetrin”.

“Diversiteti është pasuri, jo një kërcënim,” tha shefi i KB.

Dita Ndërkombëtare kundër Islamofobisë, e cila po mbahet për herë të parë këtë vit, po shënohet pas sulmit në dy xhami në Christchurch, Zelanda e Re më 15 mars 2019, kur 51 njerëz u vranë dhe 49 u plagosën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re